Rruga Sulejman Delvina, Tirana, Albania Tirana, Albania

Filler / Botoks

Filler-Filler dermal quhet nje substancë mbushëse e përdorur për efekt estetik, rezultati i së cilës qëndron përtej kohës së injektimit. Fillerat mund të ndihmojnë për rrudhat në gjysmën e poshtme të fytyrës, vecanërisht plikat që zbresin poshtë nga cdo anë e hundës drejt qosheve të gojës. ato sherbejne per rritjen e volumit të buzëve dhe përmirësimin e kontureve të fytyrës. Ne përdorim acid hialuronik natyral. Acidi hialuronik ka një profil sigurie të mirë, të sigurtë dhe reabsorbohet gradualisht.
Si mund te dukem pas trajtimit?
Menjëherë pas trajtimit ju mund të keni një skuqje të lehtë dhe enjtje në zonën e injeksionit. Ky është një efekt normal i injeksionit, i cili zhduket për 1-2 Ne zonen e buzeve pas trajtimit enjtja zgjat më shumë. Disa pacientë mund të vërejnë enjtje përreth 1 javë dhe buzët duken shumë edematoze gjatë kësaj kohe. Kjo nënkupton që rezultatet menjëherë pas trajtimit nuk mund të vërehen. Disa pacientë parapëlqejnë të aplikojnë një krem anestetik 30-60 minuta përpara trajtimit. Proçedura e trajtimit zgjat rreth 30 minuta dhe pervec fillerit te buzeve , rezultatet e tjera mund të shihen menjëherë.

 Botoxi (Botulinum toxin-A) është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar .Injektohet direkt në muskulaturën hiper aktive me qëllim relaksimin e muskujve dhe tendosjen e lëkurës .Me kalimin e viteve rrudhat fillojne te jenë më te dukshme dhe kur fytyra është në gjëndje të relaksuar ,kështuqe zgjidhja e duhur për këto është Botoxi.Ky i fundit është efektiv tek rrudhat vertikale midis vetullave,rrudhave horizontale në pjesën e ballit dhe rrudhave anash syve.Si procedohet? Botoxi injektohet në doza të vogla me ndihmën e një mini gjëlpëre ne zonat e targetuara.Procedura zgjat vetëm disa minuta dhe është e padhimbshme.Rezultati përfundimtar është i dukshëm pas 3-7 ditësh,dhe efekti zgjat 3-6 muaj.

London Smile është një klinikë bashkëkohore,me aparatura të fjalës së fundit dhe risitë më të reja në dentistri.Ne ju shërbejmë me përkushtim dhe profesionalizëm,duke ju dhënë kujdesin e nevojshëm për të gjithë famijen tuaj.

Shërbimet

Profilaksi

Ortodonci

Kirurgji – Implantologji

Terapi

Endodonti

Aesthetics

Protezim

Higjene

Kontakt

sqSQ